Mane mund të mungojë për tri javë – pritet të jetë gati për ndeshjen e parë kundër Atleticos

Sadio Mane do të jetë mungesa kryesore e Liverpool për javët në vazhdim.

Sport

25/01/2020 12:30

Ylli senegalez i ‘Reds’, Mane, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit në Premierligë, duke hapur disa telashe të reja për Jurgen Klopp.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Mane pritet të mungojë deri në tri javë, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka probleme me muskulin e këmbës, por ai pritet që të jetë gati për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, kundër Atletico Madrid.

Liverpool luan ndeshjen kundër Atleti, më 18 shkurt, ku sigurisht se synon vetëm fitoren. /Lajmi.net/