Mane i kundërpërgjigjet Guardiolas: Do vazhdojë të simuloj

Anësori i Liverpoolit, Sadio Mane ka hedhur poshtë kritikat e Pep Guardiola ndaj tij si 'kërkues i vëmendjes'' dhe premtoi në mënyrë sarkastike që do të vazhdojë të simuloj.

Sport

07/11/2019 10:04

Ndeshja mes ‘Reds’ dhe Manchester City të dielën është mbizotëruar nga komenti i Guardiola në një intervistë në BBC fundjavën e kaluar që ylli senegalez ndonjëherë simulon, ndonjëherë shënon gola të pabesueshëm.

Mane iu kundërpërgjigj spanjollit pas fitores 2-1 të martën, përcjell lajmi.net.

”Është paksa e zgjuar nga ai të marrësh vëmendjen e gjyqtarit”, tha Mane, forma e të cilit në vitin 2019 ka qenë e jashtëzakonshme.

”Unë thjesht do të luaj futbollin tim si gjithmonë. Nuk i kushtoj vëmendje asaj që ai thotë”.

“Natyrisht se simuloj përsëri nëse fitoj penallti nga kjo.

“Nëse simulimi ma fiton një penallti, atëherë do ta bëj përsëri! Përse jo? Ama çfarë Jurgen tha për mua është e vërtetë. Unë nuk simuloj”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/