Mandzukic arrin marrëveshje me skuadrën nga Katari?

Ylli i Juventus, Mario Mandzukic, duket se do të largohet nga Torino së shpejti.

Sport

21/09/2019 13:44

Emri i Mandzukic lidhet me një largim të mundshëm nga Juventus tash e disa javë, me Katarin si destinacionin më të mundshëm.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se lojtari tashmë është pajtuar për një transferim jashtë Evropës dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

‘Tuttomercatoweb’ shkruan se lojtari është pajtuar për një kontratë dy vjeçare, me fitime deri në 7.5 milionë euro për sezon, me skuadrën e Al – Rayyan, transmeton lajmi.net.

Kroati nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Juventus, për ndeshjen kundër Veronës, duke nxitur edhe më shumë dyshimet se largimi është afër. /Lajmi.net/