Mancini: Italia stil ndryshe për Ciro Immobile

Fituesi i Këpucës së Artë, Ciro Immobile, nuk po përshtatet dot në Italinë e Roberto Mancini.

Sport

10/10/2020 22:12

Mancini ka ripërtrirë kombëtaren e Italisë, duke ndryshuar madje edhe skemat, duke instaluar një 4-3-3.

Ky opsion ka pasur suksese për skuadrën e Mancini, e cila dominoi kualifikueset për Euro 2020. Por, këtu ngecën shënuesi më i mirë në futbollin evropian, Ciro Immobile.

“Askush nuk dëshiron të ulet në bankë, kjo është normale. Të gjithë duan të luajnë. Ne luajmë një lloj loje futbolli dhe ka dhënë rezultate të mira, kështu që dikush duhet të ulet”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Mund të jetë edhe faji që dy skuadrat (e Immobile; Lazio, Italia) luajnë sisteme të ndryshme”, shtoi selektori italian.

Pritet që Immobile të prijë sulmin e Italisë nesër. Në opsione janë edhe Pellegrini, Chiesa apo Kean. /Lajmi.net/