Manchester City ka mbyllur afatin kalimtar të verës

Pas transferimit të Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Sergio Gomez, kampionët e Premier Ligës nuk presin ndonjë nënshkrim të mëtejshëm gjatë kësaj merkato. Pep Guardiola beson se Manchester City e ka përfunduar afatin kalimtar, përveç nëse diçka e papritur ndodh para afatit. Kampionët e Premier Ligë kanë marr shërbimet e Haaland nga Borussia Dortmund, mesfushorin…

Sport

19/08/2022 22:16

Pas transferimit të Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Sergio Gomez, kampionët e Premier Ligës nuk presin ndonjë nënshkrim të mëtejshëm gjatë kësaj merkato.

Pep Guardiola beson se Manchester City e ka përfunduar afatin kalimtar, përveç nëse diçka e papritur ndodh para afatit.

Kampionët e Premier Ligë kanë marr shërbimet e Haaland nga Borussia Dortmund, mesfushorin e Leeds, Phillips dhe mbrojtësin e majtë Gomez nga Anderlecht për një tarifë të kombinuar prej 104 milionë funtesh, transmeton lajmi.net.

Është trajneri i ‘Citizens’ që njofton se nuk do të ketë transferime të tjera, përveç nëse ndodh diçka e papritur.

“Kemi mbyllur afatin kalimtar. Por nëse dikush lëviz ose nëse kemi ndonjë problem që na vjen papritur, mund të bëjmë ndonjë transferim. Por, e shohim afatin kalimtar si të mbyllur”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp sot.

Bernardo Silva së fundmi është i lidhur me një largim nga ‘Etihad’ drejt Barcelonës.

Por, ende nuk ka diçka konkrete në mes drejtuesve të klubeve./Lajmi.net/