Manchester City e do yllin uruguaian për pasues të Sergio Agueros
Manchester City e sheh sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez si pasuesi i duhur i Sergio Agueros.
Sport
Kontrata momentale argjentinasit i skadon në verë dhe ende s’ka rinovuar, përcjellë lajmi.net.
Thuhet se Aguero mund të largohet dhe sipas Telegraph, Nunez është zëvendësuesi më adekuat.
Nunez iu bashkua Benficas nga Almeria këtë verë dhe ka realizuar pesë gola dhe gjashtë asistime në vetëm 11 ndeshje.
Ai gjithashtu është duke shkëlqyer me Kombëtaren e Uruguaiait duke shënuar dy gola në katër paraqitje.
Thuhet se në garë për Nunez mbetet edhe Barcelona, por skuadra katalunas preferon Memphis Depay si numër nëntë./Lajmi.net/