Kapet me pushkë dhe 52 fishekë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur një pushkë gjuetie dhe 52 fishekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë në fshatin Dol të Gjakovës, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë.…
Lajme
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur një pushkë gjuetie dhe 52 fishekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë në fshatin Dol të Gjakovës, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të automjetit, në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë, pushkë gjuetie, si dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/