Nën ndikim të alkoolit tentoi t’i sulmonte bashkëshorten dhe vajzën në Istog, i dyshuari në arrati
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Istog, ku një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t’i sulmojë bashkëshorten dhe vajzën e tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shkuar në shtëpi nën ndikimin e alkoolit dhe kishte tentuar t’i sulmonte dy viktimat, para se të largohej…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Istog, ku një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t’i sulmojë bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shkuar në shtëpi nën ndikimin e alkoolit dhe kishte tentuar t’i sulmonte dy viktimat, para se të largohej në drejtim të panjohur.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/