Man Utd telefonon Dybalan

Skuadra e Manchester United po synon transferimin e yllit të Juventus, Paulo Dybala.

Sport

19/07/2019 11:00

Man United po synon që të përforcohet para fillimit të sezonit të ri, pas një sezoni të dështuar të mbyllur pa trofe.

Sipas raportimeve nga ‘Gazzetta dello Sport’, United ka nisur kontaktet e para me Dybala, transmeton lajmi.net.

United duhet të ofrojnë së paku 80 milionë euro për argjentinasin, i cili thuhet se preferon të qëndrojë në Itali.

25 vjeçari nuk ka shfaqur shenja se dëshiron të largohet, por ai mund të largohet drejt ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e kuq’ kanë kohë deri më 8 gusht për të marrë nënshkrimin e lojtarit. /Lajmi.net/