Man Utd me gjashtë transferime në verë

Manchester United duket se do ta thyej bankën për transferimet që do t’i bëjë në verë.

Merkato

17/04/2019 15:43

Manchester United është duke u përgatitur të bëjë një revolucion të thellë në skuadër, duke i larguar disa lojtarë.

Skuadra angleze e di se do u duhet të shpenzojnë para të majme për transferimet që do t’i bëjnë gjatë afatit kalimtar veror, përcjell lajmi.net.

Manchester United ka në listën e transferime gjashtë lojtarë, që mund tu kushtojnë mbi 300 milionë euro.

Kalidou Koulibaly, Raphael Varane, Saul Niguez, Aaron Wan-Bissaka, Declan Rice dhe Jadon Sancho, janë në listën e ‘Djajve të Kuq’ për afatin kalimtar veror, por që për këta lojtarë janë të interesuar edhe disa skuadra të mëdha. /Lajmi.net/