Man Utd ka avancuar në bisedimet për Nicolas Pepe

Manchester United është shumë afër që të sigurojë shërbimet e lojtarit që bëri sensacionin në sezonin e kaluar në Ligue 1, Nicolas Pepe.

Sport

21/07/2019 14:00

Sipas raportimeve të fundit të ‘The Sun’, United janë afër marrëveshjes me Lille, për shumën e 70 milionë funteve, transmeton lajmi.net.

Interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe Arsenal e Liverpool, por duket se ‘Djajtë e kuq’ janë ata që kanë marrë kryesimin.

Pepe ishte emëruar në formacionin e vitit në Ligue 1 për sezonin 2018/19, sezon kur edhe tërhoqi vëmendjen drejt tij.

Francezi 24 vjeçar kishte shënuar 22 gola duke ndihmuar skuadrën e tij ta mbyll sezonin në pozitën e dytë. /Lajmi.net/