Man Utd i vendos çmimin Pogbas, duket e pamundur blerja e tij
Futbollisti i Kombëtares së Francës, Paul Pogba, është i lidhur me një largim nga Manchester United prej kohësh, por spekulimet e medieve ende nuk janë materializuar.

Sport
Nuk ka ditë që emri i Pogbas nuk është në media, dhe Juventus po shpreson në rikthimin e tij.
Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici tashmë po punon për transferimin e tij, ai është në kontakt të vazhdueshëm me Mino Raiolan, por është i vetëdijshëm se nuk do të jetë i lehtë transferimi i francezit.
Raportohet se Manchester United po kërkon 145 milionë euro për Pogban, një shumë që duket e pamundur që një skuadër të paguajë, përcjell lajmi.net.
Paul Pogba nuk ka pasur një sezon të mirë te Manchester United, duke u përballur me shumë lëndime, dhe çmimi i vendosur nga ‘Djajtë e Kuq’ është padyshim i lartë./Lajmi.net/