Man Utd bën gati ofertën për Dumfries

Erik ten Hag është i interesuar për një mbrojtës të krahut të djathtë.

Sport

24/07/2022 16:19

Skuadra e Manchester United ka bërë një fazë para-sezonale mjaft të mirë, por duket se synojnë akoma përforcime para fillimit të sezonit.

Raportime të ‘Gazetta dello Sport’ flasin për një pëlqim të Man United për Denzel Dumfries të Inter, përcjell lajmi.net.

United thuhet se kanë përgatitur një ofertë për lojtarin dhe janë gati të nisin negociatat me Inter.

‘Djajtë e Kuq’ nuk llogarisin në Aaron Wan-Bissaka dhe flitet se do ta kthejnë lojtarin te Crystal Palace, por në formë huazimi.

Siç qëndron situata aktualisht, Inter e vlerësojnë Dumfries me 40 milionë euro. Ten Hag e admiron holandezin. /Lajmi.net/