Man United në negociata për transferimin e Gakpo – mësojnë çmimin që duhet ta paguajnë për kartonin e holandezit

Manchester United me shumë gjasë do të transferojnë yllin në rritje të PSV Eindhoven, Cody Gakpo. Gakpo ka nisur për mrekulli aventurën e tij të parë në Kupën e Botës, duke gjetur edhe golat. Këto paraqitje në Katar kanë bindur edhe më shumë skuadrat evropiane që ishin pas tij edhe gjatë verës. Tani, sipas raportimeve…

Sport

29/11/2022 20:42

Manchester United me shumë gjasë do të transferojnë yllin në rritje të PSV Eindhoven, Cody Gakpo.

Gakpo ka nisur për mrekulli aventurën e tij të parë në Kupën e Botës, duke gjetur edhe golat.

Këto paraqitje në Katar kanë bindur edhe më shumë skuadrat evropiane që ishin pas tij edhe gjatë verës.

Tani, sipas raportimeve nga Matteo Moretto, Gakpo është dëshira primare e Erik ten Hag për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, përcjell lajmi.net.

PSV po kërkojnë më shumë sesa 55 milionë euro, dhe nuk janë të gatshëm ta largojnë atë gjatë merkatos së janarit.

Gjithsesi, ndonjë ofertë e majme do të mund t’ua ndryshonte mendjen edhe në merkaton e dimrit. /Lajmi.net/