Man.City u rikthehet fitoreve

Skuadra e Manchester Cityt më në fund i është rikthyer fitores, pasi ka arritur të mposht në shtëpi skuadrën e West Bromwich Albion me rezultat 3-0.

Sport

21/03/2015 15:40

Ndeshja filloi mirë për Cityn kur në minutën e 2′ McAuley ndëshkohet me karton të kuq. Në minutën e 27′ Bony shënon golin e parë për skuadrën e tij para se Fernando në minutën e 40 të realizojë për 2-0.

Në minutën e 77′ David Silva shënoi për të vulosur fitoren e skuadrës së Pellegrinit.

Me këtë fitore, Manchester City është në vendin e dytë të Premier Ligës me 61 pikë, tre më pak se Chelsea që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

https://vine.co/v/OYnwX9eaw0V
https://vine.co/v/OYnIDXadzPW
https://vine.co/v/OYvWmng5Pwg