Man City refuzoi Coutinhon?

Manchester City duket se ka refuzuar mundësinë që të nënshkruajë me Philippe Coutinho.

Sport

06/09/2019 16:45

Ylli brazilian i futbollit, Philippe Coutinho, është larguar gjatë kësaj vere nga Barcelona, për t’iu bashkuar skuadrës së Bayern Munich, në formë huazimi.

Bayern nuk ka qenë skuadra e vetme që ka qenë në planet e lojtarit, madje ajo ishte e fundit. Para kampionëve të Bundesligës, duket se ka qenë Manchester City skuadër e preferuar për mesfushorin me tipare sulmuese.

‘Marca’ shkruan se Coutinho i është ofruar skuadrës së Man City gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Trajneri Pep Guardiola duket se nuk ka pasur një vend për Coutinhon në planet e tij për edicionin e ri. /Lajmi.net/