Man City në probleme me dëmtimet – kjo pritet të jetë 11-a që sfidon Liverpoolin

Manchester City po kalon në një situatë aspak të mirë, si pasojë e dëmtimeve të lojtarëve.

Sport

07/11/2019 22:04

Pep Guardiola dhe skuadra e tij do të kenë një nga udhëtimet më të vështira të sezonit këtë fundjavë, kur do të luajnë në ‘Anfield’, kundër rivalit direkt për titullin, Liverpool.

Para kësaj ndeshje, fondi i lojtarëve që Pep ka në dispozicion po ‘tkurret’. Mungesa më e madhe do të jetë David Silva, kurse në dyshim është edhe portieri Ederson Moraes.

Në mungesë të David Silva, mesfushën pritet ta mbulojnë Ilkay Gundogan, Kevin de Bruyne dhe Bernardo Silva.

Vendin e Bernardo në krahun e djathtë të fazës ofensive mund ta zë Ryiad Mahrez.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-ën e mundshme të Man City për ndeshjen ndaj Liverpool.

Ederson; Cancelo, Fernandinho, Otamendi, Mendy; Gundogan, De Bruyne, B.Silva; Mahrez, Aguero, Sterling. /Lajmi.net/