Man City identifikon Iscon si zëvendësues të David Silva

Isco Alarcon mund të përfundojë tek skuadra e Manchester City.

Sport

21/10/2019 17:47

Manchester City është vënë në kërkim të një lojtari që do të zëvendësonte David Silvan, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimeve të ‘Diario’, Isco Alarcon është një nga lojtarët që po tërheq vëmendje të madhe nga Manchester City, transmeton lajmi.net.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Pep Guardiola po e sheh lojtarin si zëvendësues ideal për Silva.

Një tjetër lojtar që mund të mbulojë për mrekulli atë pozitë që do të lë Silva është Phil Foden. /Lajmi.net/