Man City ia merr kurorën Realit në shtëpi, e mposht në Ligën e Kampionëve

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, e mposhti Real Madrin midis stadiumit ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 1-2. Madrilenët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Rodrygos, në minutën e 28-të. Gëzimi i tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Nico…

Sport

10/12/2025 23:26

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë në Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, e mposhti Real Madrin midis stadiumit ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 1-2.

Madrilenët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Rodrygos, në minutën e 28-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Nico O’Reilly barazoi shifrat në 1-1.

Manchester City nuk u ndal me kaq, pasi Erling Haaland u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 43-të, gol ky që kishte vlerën e tre pikëve.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 13-të pikëve, një më shumë se Real Madridi.