Man City e refuzon ofertën e PSG për Bernardo Silvan

Manchester City e ka refuzuar ofertën e Paris Saint Germain për mesfushorin ofanziv, Bernardo Silva. Siç raportojnë mediet franceze, parisienët  nisën një propozim prej 80 milionë eurove, por kjo nuk i bindi drejtuesit e “Qytetarëve”. Portugezi është njëri ndër emrat më të lakuar gjatë kësaj merkatoje verore, por akoma nuk ka ndodhur diçka konkrete në…

Sport

18/08/2022 11:31

Manchester City e ka refuzuar ofertën e Paris Saint Germain për mesfushorin ofanziv, Bernardo Silva.

Siç raportojnë mediet franceze, parisienët  nisën një propozim prej 80 milionë eurove, por kjo nuk i bindi drejtuesit e “Qytetarëve”.

Portugezi është njëri ndër emrat më të lakuar gjatë kësaj merkatoje verore, por akoma nuk ka ndodhur diçka konkrete në mes të tij dhe ndonjë klubi.

I njëjti u lidh me një largim në drejtim të Barcelonës, por kjo, të paktën deri më tash, nuk është realizuar.

Ditë më parë gjithashtu u raportua se ish-lojtari i Monacos është vendosur në shtëpinë e tij të re në Mançester, shenjë kjo që tregon se ai ka vendosur të qëndrojë. /Lajmi.net/