Man City e pengoi Touren ta vizitojë vëllanë para vdekjes

Yaya Toure akuzoi Manchester Cityn se nuk i dha asnjë ditë pushim për t’u rikthyer në vendlindje dhe të vizitojë vëllanë e sëmurë, Ibrahim, i cili vdiq javën e kaluar.

Sport

24/06/2014 12:00

Mesfushori Yaya Toure ka bërë akuza të ashpra në drejtim të klubit të tij Manchester City duke thënë se kampioni i Premierligës e parandaloi rikthimin e tij në vendlindje për të qenë pranë vëllait të tij të sëmurë, që vdiq javën e kaluar.

Ibrahim humbi betejën me një tumor, pikërisht në kohën kur Yaya dhe vëllai i tij i madh, Kolo, janë pjesë e Kombëtares së Bregut të Fildishtë në Kampionatin botëror në Brazil.

Dhe, përveç se mori lajmin në kohën e obligimeve ndërkombëtare, Yaya ka akuzuar Cityn se nuk e lejoi që ta vizitonte atë pas përfundimit të sezonit.

“Drejtuesit e klubit e dinin se sa shumë vuaja, dhe nuk më dhanë asnjë ditë pushim para Botërorit në mënyrë që të isha pranë vëllait. France Football.

“Është një goditje e rëndë, ishte i besuari im, shoku im më i mirë”, u shpreh Toure, i cili nuk ishte në gjendje as të ishte prezent në varrimin e Ibrahimit.