Man City do ta rivalizojë Chelsean për Rafael Leao

Rafael Leao mund të largohet nga Milan në verën e ardhshme. Ditët e fundit të merkatos së kaluar e lidhnin Leao me një largim të mundshëm nga Milan, por lojtari në fund mbeti në ‘San Siro’. Portugezi është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe nuk duket afër një marrëveshje rinovimi. Chelsea ka…

Sport

14/09/2022 13:12

Rafael Leao mund të largohet nga Milan në verën e ardhshme.

Ditët e fundit të merkatos së kaluar e lidhnin Leao me një largim të mundshëm nga Milan, por lojtari në fund mbeti në ‘San Siro’.

Portugezi është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe nuk duket afër një marrëveshje rinovimi. Chelsea ka shfaqur interesim.

Sipas ‘Calciomercato’, edhe Manchester City do t’i futet garës për Leao, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi ka një klauzolë prej 150 milionë eurove, por gjigantët anglezë do të presin fundin e kontratës së tij, gjithnjë nëse Milan s’arrin marrëveshje rinovimi. /Lajmi.net/