Makinat fluturuese janë e tashmja
Nga dëshira për të zhvilluar një automjet që do të udhëtonte si në tokë ashtu edhe përmes ajrit, Klein Vision i Sllovakisë u nis për të zhvilluar atë që më vonë do të quhej AirCar.
Auto & Tek
Makinat fluturuese, automjetet e gjithanshme të përshtatshme për tokë dhe ajër, kanë qenë prej kohësh një ëndërr për njerëzimin. Kjo ëndërr është bërë realitet, megjithëse për një numër shumë të kufizuar të njerëzve për tani, shkruan “Autoevolution”, transmeton lajmi.net.
Prototipi i fundit AirCar u prezantua për publikun në 2019, në CIIE në Shanghai, Kinë, dhe që prej asaj kohe i është nënshtruar testeve në aeroport.
Ajo gjithashtu ka përfunduar fluturimin e saj të parë, siç njoftoi Klein Vision me krenari disa ditë më parë. Fluturimet provë u kryen në Aeroportin Piestany në Sllovaki dhe përfshinë dy ngritje dhe dy ulje, të katër të suksesshme.
Duke arritur këtë moment historik me AirCar, Klein Vision është i bindur se mund të japë një model të parë prodhimi brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Për më tepër, ata po punojnë gjithashtu për variacione të këtij modeli dhe planifikojnë të ofrojnë versione me 2 dhe 4-vende, një version me dy motorë dhe një version amfib.
AirCar është një makinë nga toka dhe një aeroplan i vogël nga ajri. Shndërrimi zgjat nën 3 minuta dhe është i mundur falë krahëve të palosshëm dhe pjesës së pasme të tërheqshme.
Shpejtësia maksimale që mund të arrijë kjo makinë është 200 km / orë.
Regjistrimi për përdorim në rrugë është një detyrë relativisht e lehtë, por marrja e certifikimit të ajrit është një çështje krejtësisht e ndryshme, më e kushtueshme dhe që kërkon shumë kohë. /Lajmi.net/
Flying cars are here! pic.twitter.com/vX1L9nNOID
— The Sun (@TheSun) November 1, 2020