Majlinda dhe Nora sot kërkojnë medalje për Kosovën në Lojërat Evropiane

Dy xhudistet tona, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, sot (e shtunë) do t’i zhvillojnë luftërat e tyre në Lojërat Evropiane të Minsk, në kategoritë e tyre.

Sport

22/06/2019 08:39

Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk janë hapur me parakalimin e shteteve pjesëmarrëse, ku flamurin e Kosovës e ka bartur Donjeta Sadiku.

Kosova në këto lojëra do të garojë me 12 sportistë.

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, do të kërkojnë që sot t’ia sjellin medaljet e para Kosovës.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, sfidën e parë do ta ketë rreth orës 10:20 sipas kohës tonë lokale, ku do të takohet me fituesen e sfidës Fabienne Kocher (Zvicër) – Reka Pupp (Hungari).

Në anën tjetër Nora Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë, rrethin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytin pret fituesen e çiftit, Ulyana Minenkova (Bjellorusi) – Priscilla Gneto (Francë).

Luftën e parë Gjakova do ta zhvillojë rreth orës 10:30./Lajmi.net/