Mahrez i hapur për kalimin te PSG apo Marseille

Riyad Mahrez është shprehur i hapur për një largim të mundshëm nga Manchester City.

Sport

25/10/2020 14:23

Anësori i Manchester City, Riyad Mahrez ka pasur shumë minuta në dispozicion këtë edicion, por nuk përjashton mundësinë që të largohet nga ‘Etihad’.

Paris Saint Germain apo Marseille mund të jenë dy skuadrat fanellat e të cilave algjeriani mund t’i mbrojë.

“Është e vërtetë se kur isha i vogël isha tifoz i Marseille”, ka thënë Mahrez, transmeton lajmi.net.

“Sa i përket PSG-së, nuk ka rëndësi sepse unë jam akoma me kontratë dhe jam i lumtur në Mançester, por Parisi është qyteti im. Jam i lindur dhe rritur në Paris. Nuk i dihet kurrë”, ka shtuar algjeriani.

Mahrez ka qenë në preferencat e Pep Guardiola në dy sezonet e fundit, duke marrë primatin në krahun e djathtë të Man City. /Lajmi.net/