Mahrez do të mbetet në Man City
Sulmuesi Riyad Mahrez nuk do të largohet nga Manchester City.

Sport
Sipas ‘MEN’, Mahrez pritet ta vazhdojë kontratën me Man City, transmeton lajmi.net.
Kontrata aktuale e sulmuesit me ‘Citizens’ mbaron më 30 qershor të vitit 2023, por klubi anglez dëshiron ta ‘blindojë’ yllin e tyre.
Algjeriani konsiderohet si futbollist kyç në formacionin e Pep Guardiola dhe Kampioni i Anglisë do ta shpërblej me kontratë të re dhe me përmirësim page.
30- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 48 ndeshje me klubin e tij në të gjitha garat, duke realizuar 14 gola dhe nëntë asistime. /Lajmi.net/