‘Magjiku Pedri’ – Barcelona mposht edhe Sevillan, ndalë tri pikët në ‘Camp Nou’ për të marrë pozitën e dytë
Barcelona ka marrë një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në 'Camp Nou', përballë Sevillas.
Sport
Skuadra e Xavi Hernandez ka shënuar një fitore minimale 1:0 përballë Sevilla, por me vlerë të madhe për klasifikimin në tabelën e La Liga, shkruan lajmi.net.
Katalanët dominuan ndeshjen në të dyja pjesët dhe arritën të krijojnë shumë raste shënimi, por konkretizuan vetëm një.
Ishte minuta e 72′ kur Pedri Gonzalez shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës së 16 metërshit, pasi ‘zvarriti’ mbrojtjen e Sevillas.
Goli i mesfushorit i dha në fund tri pikët skuadrës së Barcelonës, e cila tashmë ngritët në pozitën e dytë në tabelë, me 57 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Sevilla e Atletico Madridi. Këto dy të fundit kanë një ndeshje më shumë të luajtur sesa Barcelona. /Lajmi.net/