Macron dhe Merkel i bashkohen Samitit për Kosovën të premten
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrin pjesë në një Samit të ri për Kosovën.
Lajme
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të organizojnë me BE-në një samit virtual të premten midis Serbisë dhe Kosovës që synon lehtësimin e tensioneve midis rivalëve ballkanikë, tha zyra e Macron, raporton APP, transmeton lajmi.net.
Vendimi vjen pasi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u akuzua muajin e kaluar për krime lufte nga prokurorët në Hagë.
Aktakuza çoi në shtyrjen e një samiti të Shtëpisë së Bardhë midis Serbisë dhe Kosovës që do të mbahej në fund të qershorit. /Lajmi.net/