Lyon kalon tutje në çerekfinale, West Ham United – Sevilla dhe Frankfurt – Real Betis shkojnë në vazhdime

Lyon kalon në çerekfinale ndërsa dy ndeshje tjera shkojnë në vazhdime.

Sport

17/03/2022 22:54

Lyon kalon në çerekfinale pas barazimit 1:1 ndaj Portos. Ndeshja e parë ndërmjet dy ekipeve u mbyll me fitoren 2:1 të ekipit nga Franca.

Ndeshja e dytë e raundit të 1/16 të Europa Ligës, ndërmjet West Ham United dhe Sevilla shkon në vazhdime.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitore minimale të Sevilla 1:0. Ndeshja e dytë filloi më mirë për West Ham United të cilët shfaqën një lojë më të mirë se Sevilla.

Ishte minuta e 39` e ndeshjes kur Soucek realizoi për t`ia dhuruar epërsinë ekipit të West Ham United.

Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të ekipit anglez ndaj Sevilla 1:0, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë filloi më mirë për West Ham United, ata kishin kontrollin e lojës si dhe rastet, por nuk arritën ti konkretizojnë.

Raste pati edhe Sevilla por mbrojtja e ekipit nga Anglia ishte në vendin e duhur.

Pas 90 minutash nuk arriti të përcaktohet ekipi i radhës që kalon në çerekfinale andaj ekipet shkuan në vazhdime.

Real Betisi arriti të shënoi për 1:0 me anë të Chuchures në minutat shtesë të lojës duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pasi ndeshja e parë u mbyll me fitore 2:1 të Eintracht Frankfurt.

Mbetet të shihet se a do të përcaktohen ekipet që do shkojë tutje në vazhdime apo do duhet të presim edhe penalltitë./Lajmi.net/