Luuk de Jong pozitv me Covid-19

Sulmuesi i Barcelonës, Luuk de Jong ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sport

03/04/2022 09:44

Luuk de Jong nuk do të jetë me ekipin e tij në derbin ndaj Sevillas dhe mund të mungojë edhe ndaj Frankfurtit në Europa Ligë, për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar klubi dhe kanë njoftuar se lojtari është mirë dhe i izoluar në shtëpinë e tij, përcjell lajmi.net.

Kështu Luuk i bashkohet mungesave të Barcelonës: Ansu Fati, Samuel Umtiti, Sergi Roberto dhe Sergino Dest.

Barcelona do të mirëpres sot Sevillan në ndeshjen e xhiros së 30-të në La Liga, në orën 21:00./Lajmi.net/