Lushtaku: Kurti po e zvarrit Ligjin për Specialen, po tenton ta zbusë kërkesën e protestuesve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë në një emision se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, po mundohet të blejë kohë lidhur me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. “Po mundohet një farë forme, ndoshta edhe të blej kohë për mendimin tim personal. Sepse ne kemi kërkuar…

Lajme

30/09/2026 12:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë në një emision se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, po mundohet të blejë kohë lidhur me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Po mundohet një farë forme, ndoshta edhe të blej kohë për mendimin tim personal. Sepse ne kemi kërkuar që të merret me urgjencë pjesë e shqyrtimit nga ana e qeverisë për ligjin për ndryshimin për ligjin për Dhomat e Specializuara. Dhe atë e kemi bë të qartë edhe në kryesinë e Kuvendit. Vonesa e tij nuk ka shpjegim për mendimin tim, vetëm se me ble kohë”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka shprehur shpresën se deklarata e mbështetur nga partitë politike do të reflektohet në ndryshimet ligjore të kërkuara.

“Uroj që deklarata që është mbështetur prej të gjitha partive politike, të reflektojë në ligj, në ndryshimin ligjor të kërkuar”, ka thënë ai.

Lushtaku ka deklaruar se, sipas tij, Kurti po synon të zbusë kërkesën e protestuesve në shesh.

“Ma shumë po don me zbut qëndrimin dhe kërkesën e masës që është në shesh, se sa që don me ndërmarrë veprime konkrete”, ka thënë Lushtaku. /Lajmi.net/