Lushtaku i dërgon “selam” Kurtit: Unë hovin ja kam ndalë Serbisë kur ka qenë koha, atëherë kur ti nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me një postim. Lushtaku në postimin e bërë tha se ia ka ndal hovin Serbisë kur ka qenë koha, kurse atëherë Kurti nuk e ka pranuar as armën e as uniformën e UÇK-së, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Albin, Unë hovin ja…
Lajme
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me një postim.
Lushtaku në postimin e bërë tha se ia ka ndal hovin Serbisë kur ka qenë koha, kurse atëherë Kurti nuk e ka pranuar as armën e as uniformën e UÇK-së, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Albin,
Unë hovin ja kam ndalë Serbisë kur ka qenë koha. Atëherë kur ti nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së.
Me paaftësinë tënde e ke izoluar Kosovën, kurse tash kërkon fajtorë të tjerë për keqqeverisjen tënde.
Me shumë dëshirë, tash, hovin ja ndali edhe disa mbetjeve serbe në Kosovë!
SL./lajmi.net/