KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrje 80.85%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë dhe të fundit për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, duke njoftuar se procesi është zhvilluar pa pengesa dhe në mënyrë të rregullt. Sipas KQZ-së, deri në orën 20:00 është përmbyllur votimi në 26 nga gjithsej 30 përfaqësi diplomatike, ndërsa në…

Lajme

06/06/2026 23:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë dhe të fundit për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, duke njoftuar se procesi është zhvilluar pa pengesa dhe në mënyrë të rregullt.

Sipas KQZ-së, deri në orën 20:00 është përmbyllur votimi në 26 nga gjithsej 30 përfaqësi diplomatike, ndërsa në 4 të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada pritet të përfundojë në orën 01:00 të ditës së diel, sipas kohës lokale në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Institucioni ka bërë të ditur se gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me misionet diplomatike, duke vlerësuar se procesi është zhvilluar pa ndonjë pengesë.

KQZ ka falënderuar stafin e misioneve diplomatike dhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve për angazhimin e tyre në organizimin e votimit.

Sipas të dhënave, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 22,414 qytetarë, ose 80.85 për qind.

Fletëvotimet e diasporës nuk do të numërohen në përfaqësitë diplomatike, por do të transportohen në Kosovë, ku do të bëhet numërimi i tyre në ditët në vijim.

Njoftimi i plotë: 
Konferenca e tretë / KQZ: Përfundon votimi në 26 nga 30 përfaqësitë diplomatike, deri në orën 19:00 votuan 80.85% e votuesve të regjistruar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë dhe të fundit për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
🌍 Në këtë konferencë, u bë e ditur se deri në orën 20:00, votimi është përmbyllur në 26 nga 30 përfaqësitë diplomatike. Ndërkaq, në orën 01:00 të ditës së diel, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë e tjera, në ShBA dhe Kanada.
ℹ️ Po ashtu, u njoftua se gjatë ditës së votimit jashtë vendit, KQZ ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë pengesë.
👏 KQZ shprehu falënderim për shefat dhe stafin e misioneve diplomatike, si dhe për anëtarët e këshillave të vendvotimeve, për angazhimin e tyre gjatë ditës së votimit.
Sipas të dhënave nga 26 përfaqësitë diplomatike ku është mbyllur votimi, si dhe nga të dhënat deri në orën 13:00 nga votimi në ShBA dhe Kanada, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 22,414 votues apo 80.85%.
Sipas procedurave, këto fletëvotime nuk do të numërohen në përfaqësitë diplomatike, por gjatë ditëve në vijim do të sillen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë./lajmi.net/