Lukaku u ankua për fyerjet raciste – Slavia Praga i bën thirrje lojtarit të kërkojë falje

Slavia Prague ka befasuar me kërkesën e saj të fundit, në drejtim të Romelu Lukaku.Slavia Prague ka befasuar me kërkesën e saj të fundit, në drejtim të Romelu Lukaku.

Sport

29/11/2019 19:16

Slavia Prague i ka bërë thirrje yllit të Inter, Romelu Lukaku, që të kërkojë falje, pasi ky i fundit akuzoi tifozët çek se kishin fyer në baza racore.

“Ne nuk pajtohemi se në stadumin tonë ka pasur thirrje raciste. Ne kemi analizuar të gjitha pamjet që kemi pasur në dispozicion dhe asnjëra nuk përkrahë ato që ka thënë Lukaku. Sikur ne që kemi kërkuar falje për ndonjë veprim të mundshëm individual, do të ishte mirë që Lukaku të kërkojë falje për fjalët e tij ndaj klubit tonë” thuhet në postimin e Slavia Prague në ‘Twitter’.

Racizmi është kthyer në një kancer për futbollin, duke shkaktuar telashe në pothuajse secilin vend të Evropës.

Kujtojmë se Kosova tregoi një shembull të shkëlqyer se si duhet pritur kundërshtarët, në ndeshjen ndaj Anglisë. /Lajmi.net/