Lukaku mbërrin në Itali, testet mjekësore i përfundon nesër
Romelu Lukaku ka mbërritur në Itali.
Sport
Ai u rikthye në Milano pas një sezoni jo aq të mirë te Chelsea.
Ishte belgu që kërkoi me çdo kusht rikthimin në Itali, te Interi.
Pas shumë bisedimeve, klubi londinez dhe ai milanez kanë rënë dakord për transferimin e Lukakut në Itali, përcjell lajmi.net.
Sot ai ka mbërritur në Milano, ndërsa teste mjekësore do t`i përfundojë nesër.
Lukaku u prit mes shumë brohorimash nga tifozët e ‘Nerazzurrëve’.
Më poshtë e gjeni pritjen e tifozëve të Interit:
?EXCLUSIVE? Romelu Lukaku just landed in Milano, medical tomorrow! pic.twitter.com/mcx6lZp8mz
— Saeed (@SaeedDeadInside) June 28, 2022