Luka Modric do të rinovojë me Realin – kjo pritet të jetë kontrata

Real Madrid assesi të planifikojë pa Luka Modric.

Sport

30/01/2022 11:19

Një herë fituesi i Topit të Artë, Modric pritet të vë firmën e tij në një tjetër rinovim kontrate me skuadrën e Real Madrid.

Jose Felix Diaz raporton se ylli kroat pritet të nënshkruajë kontratën që do të vlejë deri në vitin 2023, përcjell lajmi.net.

Ancelotti është i bindur për kualitetet e lojtarit dhe mundësitë që ai të kontribuojë akoma në skuadër, përkundër moshës së tij.

Madrilenët vazhdojnë të mos gjejnë zëvendësues të denjë për lojtarin kroat. /Lajmi.net/