Bajrami e konsideron të pamjaftueshme rritjen e pensioneve për 20%: Është tentativë me ble vota
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve për 20%. Ajo këtë vendim e ka parë si tentativë për blerje votash, pasi që sipas saj është realizuar në kohë fushate, shkruan lajmi.net. “Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve për 20%.
Ajo këtë vendim e ka parë si tentativë për blerje votash, pasi që sipas saj është realizuar në kohë fushate, shkruan lajmi.net.
“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik. Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”, ka shkruar Bajrami.
Deputetja Bajrami këtë rritje e ka parë si të pamjaftueshme pasi që sipas saj vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: