Luiz Diaz zgjidhet lojtari i ndeshjes
Luiz Diaz është zgjedhur lojtari i ndeshjes në sfidën Villarreal – Liverpool.

Sport
Gjysmëfinalja e dytë u takoi “Të Kuqve”, përkundër që në pjesën e parë e panë vetën në disavantazh prej dy golave.
Me t’u inkuadruar në pjesën e dytë, Diaz ndryshoi totalisht rrjedhën e ndeshjes, duke e kthyer lojën sulmuese të gjashtë herë fituesve të Champions Leagues.
Sulmuesi anësor gjeti golin në minutën e 67’, duke e kompletuar natën perfekte për të dhe skuadrën. /Lajmi.net/