Luis Enrique e vlerëson maksimalisht Liverpool-in, është një nga skuadrat më të mira në Europë
Në prag të super ndeshjes së parë në Champions League, mes PSG dhe Liverpoolit, ka folur trajneri Luis Enrique. Strategu i ekipit parisien ka vlerësuar ekipin e Slot, që sipas tij është ndër më të mirat në vitet e fundit. “Jemi shumë të ngjashëm për nga ritmi i lojës, intensiteti, ndoshta nuk jemi aq…

Sport
Në prag të super ndeshjes së parë në Champions League, mes PSG dhe Liverpoolit, ka folur trajneri Luis Enrique.
Strategu i ekipit parisien ka vlerësuar ekipin e Slot, që sipas tij është ndër më të mirat në vitet e fundit.
“Jemi shumë të ngjashëm për nga ritmi i lojës, intensiteti, ndoshta nuk jemi aq të fortë fizikisht, por kemi një ritëm shumë të lartë. Ndeshja do të jetë intensive dhe e vështirë.
Kjo është një nga ndeshjet më të bukura që mund të shihni në letër.
Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në Europë në vitet e fundit. Nuk është vetëm Salah, ata kanë shumë lojtarë shumë të mirë. Është një skuadër e kompletuar, por kjo ndeshje është një mundësi për të treguar se jemi në lartësinë e detyrës. Sa më i fortë të jetë kundërshtari, aq më të motivuar jemi. Nesër është një ndeshje shumë e veçantë.
Kanë 3 avionë luftarakë përpara, të cilët nuk janë të thjeshtë për t’i ndalur. Nëse mund të imponojmë stilin tonë të lojës, do të vuajmë më pak. Qëllimi është të jemi më të mirë se kundërshtarët tanë dhe të mos dëmtojmë veten me kundërsulme”, deklaroi Enrique./Lajmi.net/