Të Infektuar: 9869

Të Shëruar: 5480

Të Vdekur: 303

“Lufta” për postin e kryeministrit, Mustafa s’e përmend koalicionin me VV-në pas takimit me Kurtin

14:14 | 13 Gusht 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për takimin e sotëm që ka zhvilluar me të parin e VV-së, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot është biseduar për zgjedhjet në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Haradinajt, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve.

Mustafa nuk specifikoi nëse në takim u diskutua për koalicion të mundshëm apo për mospajtimet për postin e kryeministrit.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane. /Lajmi.net/