Lufta për portën e Bayern – rritet konkurrenca për Neuer

Manuel Neuer nuk do të jetë më i padiskutueshmi tek skuadra e Bayern Munich.

Sport

02/01/2020 20:41

Neuer, i cili mbron ngjyrat dhe portën e Bayern që nga viti 2011, ka qenë numri 1 dhe i padiskutueshëm në formacion gjatë këtyre viteve.

Por, tashmë konkurrenca për të po rritet, me Alexander Nubel që po afrohet, shkruan ‘Bild’, transmeton lajmi.net.

Nubel do të transferohet nga Schalke si transferim i lirë, gjatë verës, për t’i bërë konkurrencë portierit të kombëtares së Gjermanisë.

Gjithashtu, për të rritur konfliktin për pozitën e portierit, në skuadër do të jetë edhe Sabener Strasse.

Mbetet të shihet se si shtatë herë kampioni i Gjermanisë dhe një herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Neuer, do të menaxhojë konkurrencën me portierët e rinj. /Lajmi.net/