Luanin në Call of Duty, i riu vret me thikë shoqen e tij
Një 19-vjeçare, adhuruese e video lojërave, raportohet se është vrarë nga një rival i saj në Brazil.
Bota
Trupi i Ingrid Oliveria Bueno da Silva thuhet se është gjetur në shtëpinë e Guilherme Alves Costa, në verilindje të qytetit të Sao Paolos.
Vajza, që luante në ekipin kundërshtar në video lojën e famshme Call of Duty, besohet se kishte shkuar tek shtëpia e 18-vjeçarit të hënën, transmeton Lajmi.net.
Alves Costa thuhet se e goditi me thikë Ingridin në shtëpinë e tij, para se t’i shpërndante fotografitë e vrasjes online, raporton The Times.
Pasi e pranoi se kishte vrarë vajzën, Alves u tregoi policëve në shtëpinë e tij pse e kishte bërë këtë akt. Ai tha: “Sepse desha ta bëj”. Bashkëlojtarët e Ingrid, që ishte pjesë e një grupi të emëruar Fantastic Brazil Impact, kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale duke thënë se janë zemërthyer.