Dy persona goditen nga vetura në Deçan, Policia jep detaje
Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, duke pësuar lëndime trupore. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. “Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman…
Lajme
Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, duke pësuar lëndime trupore.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi për lajmi.net.
Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve. /Lajmi.net/