“Loro Boriçi”, Bashkia “ngrin” akordin me FSHF: Mbaroni punimet!
Bashkia e Shkodrës nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur çështjen e administrimit të stadiumit “Loro Boriçi’ pa u mbaruar plotësisht punimet në impiant dhe përreth tij.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/11/Loro-Borici-Panorame-2-470x313.jpg)
Sport
Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë të ditur sot se pavarësisht se ka marrë propozimin e FSHF-së për ndarjen e të ardhurave nga biletat në këtë impiant dhe mënyrën e bashkë-administrimit të tij në ndeshjet e Vllaznisë dhe Kombëtares, nuk do të ketë asnjë hap konkret për momentin.
Sipas saj, vetëm kur të mbarojë gjithçka që është parashikuar të ndërtohet në projektin e stadiumit dhe ai të merret në dorëzim, atëherë do të zgjidhet edhe çështja e firmës së kontratës me FSHF-në.
Institucioni I futbollit i ka dorëzuar Ademit një propozim ku detajohen pikat se si do të administrohet impianti në të ardhmen. FSHF propozon që në rast bashkë-administrimi, ajo të përfitojë 40% të të ardhurave nga biletat për ndeshjet e Vllaznisë si në kampionat, ashtu edhe në Kupat e Europës.
Ndërkaq, FSHF do të përfitojë 100% të të ardhurave të siguruara nga ndeshjet e kombëtares të cilat do të administrohen plotësisht nga institucioni në fjalë.