Loriana Kuka njeh kundërshtaren për gjysmëfinale – vjen nga Franca
Loriana Kuka do të paraqitet në gjysmëfinale të Grand Slam Budapest.

Sport
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, po garon në kategorinë -78 kilogramë në Grand Slam të Budapestit, shkruan lajmi.net.
Ajo deri më tani ka fituar dy lufta dhe është larg edhe dy lufta të tjera për ta fituar medaljen e artë.
Në gjysmëfinale, Loriana Kuka do të përballet me francezën Fanny Estelle Posvite.
Kuka deri këtu arriti duke mposhtur një xhudiste nga Mongolia dhe një nga Rusia. Tashmë, luftën do ta ketë me francezën.
Loriana ka treguar një formë të lartë sot, duke dhënë shenja se është në disponim për një medalje ari. /Lajmi.net/