Lokalizohet zjarri, 13 persona marrin trajtim mjekësor
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është lokalizuar zjarri që shpërtheu sonte në një banesë në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinës, ka konfirmuar se deri më tash 13 persona kanë marrë trajtim mjekësor. “Aktualisht situata është vënë nën kontroll. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve.…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është lokalizuar zjarri që shpërtheu sonte në një banesë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinës, ka konfirmuar se deri më tash 13 persona kanë marrë trajtim mjekësor.
“Aktualisht situata është vënë nën kontroll. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se po vazhdojnë ekzaminimet e nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente mbi shpërthimin e zjarrit.