Lokali në veri të vendit ku dikur rrinin serbët tani drejtohet nga një shqiptar, thotë se ka mysafir edhe nga Tivari
Pas pothuajse 25 vitesh është hapur përsëri lokali “Ce La Vie” në veri të Mitrovicës. E në një intervistë për lajmi.net, menaxheri i lokalit thotë se informata se njerëzit kanë frikë të shkojnë në lokal nga pasiguria në atë pjesë nuk është e vërtetë sepse lokali ka klientë në çdo kohë dhe siguria është e…
Lajme
Pas pothuajse 25 vitesh është hapur përsëri lokali “Ce La Vie” në veri të Mitrovicës.
E në një intervistë për lajmi.net, menaxheri i lokalit thotë se informata se njerëzit kanë frikë të shkojnë në lokal nga pasiguria në atë pjesë nuk është e vërtetë sepse lokali ka klientë në çdo kohë dhe siguria është e plotë.
“Siç e pe edhe vet lokali është për plotë edhe pse protesta është k’tu në këtë pjesë, edhe gazetarët e ndijn vetën mirë duhet me kanë si në shpi tyne”, ka thënë menaxheri i lokalit.
Ai ka treguar se lokali është hapur sërish para tri jave e ku nuk kanë munguar të jenë prezentë ministra, deputetë, gazetarë e mysafirë edhe nga Tivari.
Ai thotë se vizitat e ministrit të punëve të Brendshme Xhelal Sveçla janë të zakonshme sa për të pirë kafe me miqtë e tij.
“E ka pi një kafe, ka nejt mbi një orë, u kanë disa herë nuk është hera e parë”.
Ndërkaq një prej mysafirëve të cilin e cilëson si nga të parët është Agim Bahtiri.
“Vijnë edhe prej pjesës jugore Agim Bahtirin e kem pas prej të parëve”, ka thënë ai. /Lajmi.net/
/Lajmi.net/