Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori atë që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se ajo kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej. Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje,…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se ajo kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.
Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje, por nuk e kishte marrë atë që i nevojitej për të shpëtuar jetën.
“Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri ka përmendur se tri ditë para vrasjes, Arlinda i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.
Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të zbardhin se si u trajtuan denoncimet e saj dhe pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës nuk u pasua me masa konkrete mbrojtëse.
Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati.
“Çdo shkelje duhet të zbardhet”, ka theksuar Kurti nga foltorja e Kuvendit. /Lajmi.net/