Lojtari i Real Madrid flet për të ardhmen e Kylian Mbappes: Shihni në rrjetet sociale, sepse ai bëri një reagim

E ardhmja e Kylian Mbappe është në dyshim sepse flitet për një largim të mundshëm të tij nga Paris Saint-Germain gjatë afatit veror. Futbollisti i Real Madrid, Eduardo Camavinga përmes një interviste të shkurt ka dhënë një koment në lidhje me të ardhmen e futbollistit francez, shkruan Lajmi.net “Mund ta shihni në rrjetet sociale sepse…

Sport

13/06/2023 16:13

E ardhmja e Kylian Mbappe është në dyshim sepse flitet për një largim të mundshëm të tij nga Paris Saint-Germain gjatë afatit veror.

Futbollisti i Real Madrid, Eduardo Camavinga përmes një interviste të shkurt ka dhënë një koment në lidhje me të ardhmen e futbollistit francez, shkruan Lajmi.net

“Mund ta shihni në rrjetet sociale sepse ai foli. Nuk kam asgjë për të thënë. Do isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte në Real Madrid”, tha Camavinga.

Kujtojmë që Mbappe përmes rrjeteve sociale tha se është i lumtur në PSG dhe dëshiron të qëndroj deri në sezonin e ri.

Siç raportojnë mediat e huaja, Real Madridi tashmë ka bërë një ofertë prej 150 milionë euro në drejtim të klubit francez./Lajmi.net/