Lojtarët e Real Madridit fokusohen te Liga e Kampionëve, ‘harrojnë’ La Liga-n
Real Madridi këtë edicion ka pasur disa ngritje dhe zbritje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Sport
“Los Blancos” humbën dy trofe brenda gjashtë ditëve, pra u eliminuan nga Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit të El Chiringueto, Juanfe Perez, lojtarët e Real Madridit janë fokusuar te Liga e Kampionëve.
Brenda dhomës së zhveshjes te gjiganti spanjoll besojnë se e kanë humbur La Liga-n, andaj janë të fokusuar te trofeu më prestigjiozë në botë.
Vetëm pesë ndeshje e ndajnë Realin nga trofeu u Ligës së Kampionëve duke mos përfshirë dy ndeshjet ndaj klubit italian.
Sipas këtij raporti, lojtarët kanë respekt për Atalantan, por besojnë se mund të kualifikohen tutje./Lajmi.net/